ELBASAN- Katër të miturit që goditën për vdekje 15-vjeçarin Florian Bicin në Gramsh, u lanë ditën e sotme në masën e sigurisë ‘arrest me burg’. Adoleshentët Xh. Ç., 15 vjeç, O. Ç, 14 vjeç, E. K., 15 vjeç dhe S. M., 16 vjeç, akuzohen për vrasjen e 15 vjeçarit. Gjatë seancës, avokati i të miturve kërkoi masë sigurie më të lehtë, mirëpo Gjykata e refuzoi.

Avokati i tyre ka treguar se autorët kanë shfaqur pendesë.

“Shfaqen shenja pendese, jo vetëm në sallë, por edhe gjatë marrjes në pyetje”, tregon avokati.

Ai shtoi, se përgjegjësi për këtë vrasje, ka jo pak shoqëria.

https://youtu.be/4Gj35Te_RCI

“Sot përgjegjësia bie mbi shoqërinë shqiptare, por kjo nuk do të thotë që drejtësia do të bëjë punën e saj”, përfundoi avokati.

Krimi i rëndë ndodhi në lagjen Holtas, në vendin e quajtur ish-Poligoni i Ndërtimit. Sipas policisë në vendin e ngjarjes janë gjendur dy thika, ku njëra është në ngjyrë metalizato dhe një pjesë ngjyrë gri si dy doreza përforcuese grushti, ngjyrë si të bronzit. Autori i dyshuar ka treguar në dëshmi se ka shkuar në shkollë si zakonisht me 3 shokët e tij. Ai ka thënë se që të katërt ata, rreth tre muaj më parë janë zënë tek fusha e lodrave, tek makinat elektrike në qytetin e Gramshit, me një grup djemsh.

Aty janë sharë me njëri-tjetrin, por debatet kanë vijuar edhe herë të tjera kur janë shkëmbyer në qytet ku janë sharë me njëri-tjetrin.

Bici u godit me thikë gjatë një konflikti me 4 persona të moshave 14 deri në 16 vjeç një javë më parë. Pasi doli nga mësimi, ai pa në një rrugicë kushëririn e tij 15-vjeçar Marko Bici që po konfliktohej me 4 bashkëmoshatarë dhe ndërhyri për ta mbrojtur. Por goditjet me thikë i morën jetën adoleshentit, ndërsa kushëriri i tij mbeti i plagosur.