Një autobus është përplasur më një automjet pranë Qafë Thanës.
Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca e Prenjasit e cila ka transportuar drejt spitalit disa të plagosur, dyshohet dhe për viktima.
Sipas burimeve, mjeti ka marrë flakë menjëherë pas përplasjes.
Drejt vendit të ngjarjes është nisur dhe ambulanca e Librazhdit.
Radha e mjeteve shkon në disa kilometra në Qafë Thanë.
https://youtu.be/Tt8nNE0ssdI
Prrenjas/Informacion paraprak
Rreth orës 16:20, në aksin rrugor Qafë Thanë – Prrenjas, autobusi që drejtohej nga shtetasi I. A., 51 vjeç, me drejtim lëvizjeje Pogradec – Prrenjas, është përplasur me automjetin tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi I. M., 28 vjeç, me drejtim lëvizjeje nga Prrenjasi në drejtim të Pogradecit.
Si pasojë e aksidentit automjeti tip “Benz” është përfshirë nga flakët dhe për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe 5 pasagjerët që udhëtonin me të, të cilët janë transportuar menjëherë në spital, për ndihmë mjekësore.
Gjithashtu, janë shkaktuar vetëm dëme materiale në autobusin që drejtohej nga shtetasi I. A.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Elbasan dhe grupi hetimor, i cili vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.





