TIRANE- Një sherr mes dy personave në Tiranë, ka degraduar në përdorimin e thikës. Një person është shpallur në kërkim nga policia, pasi ka goditur me thikë një 24-vjeçar. Ky i fundit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dine Hoxha”, ku personi me inicialet D. H., gjatë një konflikti dyshohet se ka goditur me mjet prerës 24-vjeçarin me inicialet A. T.

Njoftimi nga policia

Më datë 03.06.2023, në rrugën “Dine Hoxha”, shtetasi D. H., gjatë një konflikti dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin A. T., 24 vjeç, dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasojë 24-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.