LEZHË- Një 46-vjeçare ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. Trupi i pajetë është gjetur në hotelin ku po qëndronte me pushime në Shëngjin. Viktima ishte shqiptare e Kosovës ndërsa nuk dihen shkaqet e vdekjes së saj.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit rajonal të Lezhës ku do t’i nënshtrohet mjekësisë-ligjore. Pritet që në orët në vijim të ketë më shumë detaje rreth ngjarjes.