Një ngjarje e rëndë është shënuar në një familje shqiptare në SHBA.
Një 49-vjeçar shqiptar i identifikuar me emrin Arben Gllafce ka qëlluar për vdekje gruan e tij 48-vjeçaren, Arjana Gllafce.
Ngjarja ka ndodhur në Huntertown.
Policia ka gjetur trupat e pajetë të çiftit në banesën e tyre në këtë zonë.
Sipas hetimeve, Arbeni ka qëlluar disa herë mbi gruan e tij e më pas ka kryer vetëvrasje.
Ata kishin dy djem një 24 vjeç dhe një tjetër në moshë minorene autik.
Familjarët e të dyve janë njoftuar për vdekjen.
Të dy u gjetën brenda një shtëpie në bllokun 12000 të Shearwater Run, pranë Lima Road, një dëshmitar thirri Departamentin e Sherifit të Qarkut Allen për të raportuar se njerëzit atje kishin nevojë për kujdes mjekësor.
Kur oficerët arritën në banesë, ata gjetën çiftin shqiptar të pajetë.





