Aksident me 1 të vdekur në aksin rrugor Korçë-Bilisht.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të fshatit Neviçisht.
Mësohet se mjeti i tonazhit të rëndë po udhëtonte nga Korça në drejtim të fshatit Pojan ndërsa mjeti i vogël nga Zëmblaku në drejtim të Korçës.
Burime pranë grupit të ekspertëve të qarkullimit rrugor bëjnë me dije se mjeti me drejtues oficerin e Policisë së Pikës Kufitare Goricë Ilir Duni po ecte në krahun e kundërt të rrugës nacionale ndërkohë që Vaskë Çunoti drejtuesi i mjetit të tonazhit të rëndë për të shmangur goditjen ka kërkuar ta kalojë mjetin trajler në krahun e kundërt të aksit rrugor.
https://youtu.be/XWomJH4QOu0
Devijim ky që nuk ka arritur të shmangë përplasjen e mjetit të vogël me mjetin e tonazhit të rëndë.
Nga përplasja mësohet se mjeti është përfshirë nga flakët, zjarr që është shuar nga shërbimi zjarrfikës.
Goditja ka qenë aq e fortë sa 62 vjeçari Ilir Duni që udhëtonte i vetëm në mjet ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e tonazhit të rëndë për të sqaruar rrethanat e këtij aksidenti.





