Rubik- Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Rrugën e Kombit në afërsi të Rubikut.
Një autobus me targa të Kosovës ka përplasur për vdekje N. P. 72 vjeç që lëvizte me biçikletë.
Për të ndjerin nuk ka pasur mundësi shpëtimi pasi përplasja ka qenë e fortë në asfalt.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia që po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
https://youtu.be/YCRXwcvuHZE
Mirditë/Informacion paraprak
Rreth orës 09:30, në aksin rrugor “Rubik-Fang”, autobusi me drejtues shtetasin E. R., 60 vjeç, banues në Kosovë, me drejtim lëvizjeje “Morinë-Durrës”, ka përplasur një biçikletë me të cilën lëvizte shtetasi N. P., 72 vjeç, banues në fshatin Fang, Rubik. Si pasojë e përplasjes, shtetasi N. P. ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa nga autobusi nuk është dëmtuar asnjë pasagjer.
Drejtuesi i autobusit, shtetasi E. R. është shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e Policisë Rrugore të Njësisë për Sigurinë e Autostradës “Milot-Morinë”, dhe grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të këtij aksidenti.





