ELBASAN-Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) “rrethuan” gjatë orëve të vona të natës qytetin e Elbasanit. Ata kryen kontrolle të befasishme në banesa, lokale dhe ndërtesa.
Sipas informacioneve paraprake, qëllimi i aksionit ka qenë kapja e personave të shpallur në kërkim dhe verifikim personave të tjerë, të cilët dyshuar të përfshirë në aktivitete kriminale. Aktualisht nuk ka ende një bilanc në lidhje me këtë aksion.
Pritet që në orët në vijim të ketë më shumë informacion dhe detaje për këtë aksion.





