Një 43-vjeçar me inicialet A.Sh (shurdhmemec) ka dhunuar bashkëshorten me sende të forta dhe më pas është arratisur.

47-vjeçarja me inicialet Gj.Sh ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur në Tiranë në rrugën “4 Dëshmorët”, sakaq autori mbetet në kërkim.

Njoftimi i Policisë: Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 11.07.2023, në rrugën “4 Dëshmorët”, shtetasi A. Sh., 43 vjeç (shurdhmemec), dyshohet se ka goditur me sende të forta bashkëshorten e tij, shtetasen Gj. Sh., 47 vjeçe, dhe më pas është larguar.

Si pasojë 47-vjeçarja është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.