TIRANË- Një konflikt mes një çifti ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Yzberishtit në Tiranë, një çift është konfliktuar me njëri-tjetrin, e për pasojë ka mbetur e plagosur vajza.

Në zonë ka mbërritur policia dhe ambulanca. Ende nuk ka detaje rreth gjendjes së vajzës, e nëse është ndaluar autori. Pritet që Policia të dalë me një version zyrtar për plagosjen në fjalë.