Korçë- Aksident në aksin rrugor Korçë- Pogradec. Dy persona kanë mbetur të plagosur nga përplasja e mjetit me bordurat mbrojtëse.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Sovjan ku një mjet i tipit Golf është përplasur me barrierat anës rrugës duke shkaktuar plagosjen e drejtuesit të mjetit dhe personit tjetër pasagjer në mjet.
Të dy të plagosurit janë derguar në spitalin e Korçës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ekspertët e qarkullimit rrugor po punojnë për të zbardhur të gjithë dinamikën e këtij aksidenti me dy të plagosur.
https://youtu.be/eMKl7EKNmMk





