Dy të rinj kanë mbetur të plagosur, si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Fushë-Krujë.
Një “Audi” pa targa ka dalë nga rruga në afërsi të fshatit Halil, dhe është përplasur me murin e një banese. Burimet bëjnë me dije se për pasojë janë plagosur dy të rinj; Selman e Ervin Xeka, 17 dhe 20-vjeç.
Të njëjtat burime shtojnë se dy të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, për mjekim më të specializuar.





