Shqipëria është kthyer në një destinacion të preferuar për shumë turistë, biznesmenë, aktorë, këngëtarë e persona të famshëm botëror.
Tundimit për të kaluar pushimet në vendin tonë nuk i ka rezistuar dot as familja Trump.
Ivanka Trump, vajza e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka zgjedhur bregdetin shqiptar për pushimet e saj me bashkëshortin Jared Kushner.
Biznesmenia Trump ka vendosur që pushimet t’i kalojë në resortin ‘Folie Marine’, në Jalë. Në këtë resort luksoz dhe elegant në bregdetin Jonian që ofron mbi 150 dhoma dhe suita, Ivanka është parë nën shoqërinë e bashkëshortit të saj.
Ajo ka mbërritur në resortin ‘Folie Marine’ që është i vendosur në një prej plazheve më të pastra të Jonit, me jahtin e saj luksoz.
Me këtë jaht ajo ka vizituar edhe Sarandën para pak ditësh, pasi pushimet në Shqipëri ka ditë që i ka nisur.
Ndërkohë që vitin e kaluar, ajo vizitoi Përmetin, Kepin e Rodonit, Butrintin dhe ishullin e Sazanit nën shoqërinë e bashkëshortit të saj dhe Naser Al Kalif i cili është presidenti i PSG-së.




