I riu që shihni në foto është 25-vjeçari shqiptar që humbi jetën ditën e djeshme në Greqi.

25-vjeçari u godit nga ekskavatori në ditën e parë të punës në një kantier për rrjetin e kanalizimeve të DEVAA.

Aksidenti ka ndodhur në rrethana ende të pazbardhura mëngjesin e së premtes. 25-vjeçari është gjetur në një gropë dhe informacionet thonë se pas rrotullimit të një e ekskavatori është goditur dhe ka rënë në tokë.

Menjëherë u lajmërua urgjenca dhe punonjësi u dërgua në infermierinë në spitalin e Agrinio me ambulancë ku fatkeqësisht u konstatua vdekja.

Punëtori shqiptar jetonte në zonën e Agios Ioannis Riganas.