FIER- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier-Levan. Mësohet se dy makina janë përplasur më njëra-tjetrën në këtë aks dhe për pasojë një prej makinave ka përfunduar në kanal.

Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit e makinave, të cilët janë dërguar në spitalin e Fierit. Shkaku i aksidentit, ende nuk dihet, ndërkohë që policia ka shkuar në vendngjarje.