FIER-Plagosje në fshatin Fermë Çlirim në Fier, ku 27-vjeçari, Mevlud Hasa ka mbetur i plagosur me armë zjarri. Uniformat blu bëjnë me dije se shkak ka qenë një konflikt për motive të dobëta, ndërsa mësohet se policia ka arrestuar autorin 28-vjeçari, Gentjan Vrenozi.

NJOFTIMI I POLICISË:

Plagosi me armë zjarri për motive të dobëta, një 27-vjeçar, Policia identifikon autorin dhe vijon ndjekja për kapjen e tij. Rreth orës 12:00, në fshatin Fermë Çlirim, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. V., 27 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetasin M. H., 27 vjeç, të dy banues në Fermë Çlirim. Shtetasi M. H. është dëmtuar në krahë dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.