Shpresat për rifillimin e dialogut që synon t’i japë fund luftës në Lindjen e Mesme sollën njëfarë lehtësimi për tregjet e naftës ditën e sotme, pasi çmimet ranë nën 100 dollarë për fuçi sot.
Brent Crude, standardi referencë i tregtimit ndërkombëtar të naftës, ka zbritur në rreth 98 dollarë për fuçi, duke reflektuar pritshmëritë për stabilizim të situatës gjeopolitike mes Shteteve të Bas
Sipas raportimeve ndërkombëtare, kontaktet diplomatike mes palëve vijojnë, ndërsa palët shprehin sinjale të kujdesshme për një marrëveshje të mundshme.

Në këtë klimë lehtësimi në tregjet globale, pritej që edhe tregjet vendase të reflektonin të njëjtën prirje. Por zhvillimi në Shqipëri ka qenë i kundërt dhe Bordi i Transparencës na tregoi mesditën e kësaj të marte se shkon “kundër rrymës”.
Bordi i Transparencës ka vendosur sërish rritje të çmimit të naftës në tregun vendas. Nga 208 lekë për litër, nafta do të tregtohet tashmë me 215 lekë për litër, një vendim që bie ndesh me lëvizjet e bursave ndërkombëtare, të cilat po sinjalizojnë ulje të kostove të importit.




