Home Gossip A ke dikë në mendje? Arjola Demiri rrëfehet mbi jetën sentimentale

A ke dikë në mendje? Arjola Demiri rrëfehet mbi jetën sentimentale

Big Brother VIP – Teksa ditët kalojnë, banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP” kanë nisur që të rrëfejnë histori të tyre mjaft personale. Gjithashtu në bisedat e ndryshme me njëri-tjetrin, ata zbulojnë nëse janë apo jo të dashuruar.

Së fundmi, Arjola Demiri ka treguar nëse ka dikë në jetën e saj. Teksa Donaldi e pyeti “a ke dikë në mëndje”, aktorja e njohur u përgjigj duke sqaruar se nuk është duke shijuar një histori romantike por lutet çdo ditë që në jetën e saj të ketë një mashkull që t’i falë asaj dashuri.

“Nuk kam asnjë në mëndje, ama lutem që të vijë një mashkull në jetën time. Por unë dua dikë që të insistojë për të shfaqur dashurinë e tij”.

“Lutem që të vijë një mashkull në jetën

Ndërkohë kujtojmë se më herët Arjola ka treguar se ish-partneri i saj e ka tradhtuar, veprim të cilin ajo u përpoq ta falë për 6 vite.

“Nuk mund ta besoja që personi që po më lutej mua të mos e tradhëtoja, më tradhton vetë. Në fillim mendova se ishte mërzitur për faktin se fëmija i parë na doli vajzë dhe për këtë arsye tentova edhe dy shtatzënitë e tjera. Por ishte e kotë. I shijonte jeta që kishte jashtë, se sa ajo brenda shtëpisë. Por, jam e bindur se nuk do të gjejë asnjëherë atë sinqeritet. E doja më shume se fëmijët, prindërit e mi, ishte qendra e universit, ishte adhurim për mua. E dorëzova veten time komplet te ai”, rrëfeu aktorja e njohur.