Komuniteti i Wikimedian-ëve në Kosovë dhe Shqipëri luan një rol të veçantë në përkrahjen e dijes së lirë përmes faqes enciklopedike të Wikipedia-s.

Wikimedian-ët e Gjuhës Shqipe kanë hartuar 3 thirrje që ofrojnë mundësi për të realizuar projekte dhe aktivitete krijuese e për të ndarë me njëri-tjetrin pasurinë kulturore, tradicionale, historike, gjeografike, natyrore, etj., të Shqipërisë dhe Kosovës në Wikipedia.

Me 3 thirrje të reja, të interesuarit mund të aplikojnë dhe të mbështeten financiarisht e teknikisht për realizimin e projekteve si më poshtë.

1. Wiki Photowalk

Nisma që synon të rritë numrin e fotografive të Shqipërisë dhe Kosovës në platformën Wikimedia Commons.

2. Wiki Expedition

Nisma që nxit ukipedianët të vizitojnë vende të ndryshme, qoftë individualisht qoftë në grup, me qëllimin e dokumentimit me imazhe dhe video të vendeve që nuk gjenden në internet apo në Wikimedia Commons.

3. Minigrante

Nisma që forcon komunitetin uikipedian me dije të lirë në Shqipëri dhe Kosovë, e cila mbështet financiarisht individë të ndryshëm për të nisur projekte krijuese në përputhje me planin strategjik të Wikimedian-ëve të Gjuhës Shqipe. Këto projekte nxisin inovacionin, promovimin e shoqërisë dhe zhvillimin e komunitetit.

Mos humbni më kohë dhe bëhuni pjesë e nismave që të kontribuoni në ndërtimin e dijes së lirë në Wikipedia.

Për më shumë hollësi, vizitoni lidhjen:

https://meta.wikimedia.org/wiki/Wikimedians_of_Albanian_Language_User_Group/Open_Calls_For_Wiki_Activities