Teksa numri i rasteve positive me COVID-19 është rritur ndjeshëm, ‘Vëllai i Madh’ në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ka vendosur të testojë banorët nëse janë apo jot ë infektuar me COVID-19.

Për t’i mbrojtur këta të fundit dhe për të mos u rrezikuar jetën zarfi i bardhë i mbërritur në shtëpi ka lajmëruar se banorët nuk do të kenë kontakt me familjarët apo personat e tjerë të cilët mund të futen në ambientet e brendshme për të surprizuar këta të fundit.

Gjithashtu nëpërmjet këtij zarfi produksioni ka kërkuar mirëkuptimin e banorëve për të ribërë edhe njëherë testimin nëse janë apo jo mbartës të virusit. Kjo procedurë do të bëhet për të garantuar sigurinë shëndetësore të konkurentëve.