Ilaria Sula dhe Sara Campanella / Brenda 48 orëve dy studente të vrara, zemërim dhe protesta në Itali
Romë, 4 prill 2025 – Italia është tronditur nga dy femicide të ndodhura brenda 48 orëve, që u kanë marrë jetën dy studenteve të reja: Sara Campanella dhe shqiptarja Ilaria Sula. Ngjarjet tragjike kanë nxitur zemërim dhe protesta në disa qytete, duke sjellë në vëmendje krizën e dhunës ndaj grave dhe femicideve në vend.
Sara Campanella, 22 vjeç, studente e biomjekësisë, u godit me thikë në një stacion autobusi në Messina të hënën pasdite dhe ndërroi jetë gjatë transportit drejt spitalit. Autori i dyshuar, Stefano Argentino, një bashkëstudent 27-vjeçar, u arrestua në qytetin Noto dhe ka pranuar autorësinë e vrasjes. Prokurori i Mesinës deklaroi se viktima ishte përndjekur vazhdimisht nga Argentino që prej fillimit të studimeve.
Ndërkohë, trupi i pajetë i Ilaria Sula, 22 vjeçe, studente shqiptare e statistikës në Universitetin Sapienza të Romës, u gjet në një valixhe në një zonë pyjore jashtë kryeqytetit mëngjesin e së mërkurës. Ajo ishte zhdukur që nga 23 marsi dhe dyshohet se është therur me thikë për vdekje. I dyshuari kryesor është ish-i dashuri i saj, Mark Samson, 23 vjeç, i cili po merret në pyetje nga autoritetet.
Tragjeditë kanë ndezur reagime të ashpra publike dhe protesta në Romë, Messina, Bolonja dhe qytete të tjera. Rektorja e Universitetit Sapienza, Antonella Polimeni, e përshkroi vdekjen e Sulës si “një femicid mizor dhe brutal”. Ndërsa në Universitetin e Mesinës u mbajt një minutë heshtje në nder të Campanella.
Këto vrasje kanë rihapur debatin për dhunën ndaj grave në Itali. Vetëm në vitin 2024, u regjistruan 113 femicide, 99 prej të cilave të kryera nga partnerë apo ish-partnerë. Politikanë të ndryshëm, përfshirë Mara Carfagna nga partia Noi Moderati, kanë kërkuar një “rebelim kulturor”, duke theksuar se ndryshimet ligjore nuk mjaftojnë pa ndryshime në mentalitetin shoqëror.
Qeveria italiane ka miratuar së fundmi një projektligj që përcakton për herë të parë “femicidin” në kodin penal dhe e dënon atë me burgim të përjetshëm. Por opozita kërkon masa më të thella parandaluese, duke përfshirë edukimin për barazi dhe respekt që në shkollat fillore.
Ilaria Sula and Sara Campanella / Within 48 hours, two students murdered, sparking outrage and protests in Italy
Rome, April 4, 2025 – Two femicides within just 48 hours have shocked Italy, fueling protests and widespread anger across several cities. The victims were 22-year-old Albanian student Ilaria Sula and Italian biomedical student Sara Campanella, raising the country’s femicide count to 11 so far this year.
Sara Campanella was fatally stabbed at a bus stop in Messina on Monday afternoon. The suspect, 27-year-old university colleague Stefano Argentino, was arrested in Noto and has reportedly confessed to the murder. Prosecutors said Campanella had been continuously harassed by Argentino since she began her studies.
Meanwhile, Ilaria Sula, a statistics student at Sapienza University in Rome, was found dead inside a suitcase in a forested area outside the capital. She had been missing since March 23. Her ex-boyfriend, Mark Samson, 23, is currently being questioned by police as the prime suspect in her murder and for hiding her body.
The killings have triggered protests in Messina, Rome, Bologna, and other cities, demanding urgent action against gender-based violence. Sapienza’s rector, Antonella Polimeni, described Sula’s murder as a “cruel and brutal femicide,” while the University of Messina held a minute of silence in memory of Campanella.
In 2024, Italy recorded 113 femicides, 99 of which were committed by relatives, partners, or ex-partners. The growing number of such crimes has prompted political and academic calls for a “cultural uprising” against the societal norms that enable gender violence.
In March, the Italian government passed a law that officially defines femicide in the penal code and includes life imprisonment as punishment. Yet opposition lawmakers argue that more preventative education in schools is necessary to stop the “ongoing massacre of women.”





