Në Kavajë kanë mbërritur grupi i parë i 121 shtetasve afganë, që janë larguar nga vendi i tyre për t’i shpëtuar sundimit taleban.

Gazetarja e “FaxNews” Kloida Gjuzi, raporton se këta shtetas nuk do të lejohen të dalin nga territori i përcaktuar i godinave të hotelit.

Gjithashtu, ata do të monitorohen 24 orë nga Policia e Shetit, firma private sigurimi, një ndër to dhe firma që ruan Muxhahedinët në Manëz.

Është vendosur staf mjekësor në dispozicion dhe ambulanca që do të qëndrojnë në zonë gjatë gjithë kohës.

Sakaq, brenda secilës godinë do të akomodohet edhe nga një përkthyes.

Mendohet që në strukturat hoteliere do të strehohen “elita”, ndërsa në konvikte pjesa tjetër nga 4000 afganët që pritet të strehojë Shqipëria.

Burime bëjnë me dije për “FaxNews” që pritet që të lirohen hotelet e tjera në qarkun Durrës, të cilat do të vendosen në dispozicion për mirëpritjen e afganëve të tjerë në ditët në vijim.