TIRANE- Kryeministri Edi Rama prezantoi sot Paketën e Dytë të Rezistencës Sociale, që ka në fokus përballimin e situatës ekonomike përballë rritjes së çmimeve dhe krizës së energjisë. Kryeministri njoftoi rritjen e pagave për Punonjësit e Policisë së Shtetit dhe ata të Burgjeve, me 5500 dhe 10.500 lekë. Paketa përfshin rritjen e ndihmës ekonomike, një mbështetje për pensionistët, të moshuarit që jetojnë vetëm dhe tetraplegjikët. Pagat të rriten si vijon:
10.800 policë të Policisë së Shtetit do të përfitojnë nga 5560 lekë në muaj më shumë për person
3600 të Policisë së Burgjeve do të marrin nga 10.548 lekë në muaj më shumë për person
20 mijë punonjës së Administratës Publike do të marrin nga 5000 lekë të reja më shumë në muaj për person
Paga minimale do të bëhet 34 mijë lekë në muaj.
Edi Rama: Krizë energjitike, krizë e inflacionit që ka prekur të gjithë botën e Europën dhe Shqipërinë. Dua të jem sa më i përmbledhur se do kemi kohë dhe ditë për të shpjeguar në detaje. Ministret janë me mua për të detajuar pjesë të coptuara më këtë paketë, dua të mjaftohem të them se paketa është ndërtuar si një mbështetje afatshkurtër, kemi marrë në konsideratë faktin se kjo krizë është e një natyrë të paparashikushme, angazhimi ynë është që ti japim njerëzve një mbështetje afatmesme, ndërhyrjet janë aty për të qëndruar. Për pensionet, indeksohen një herë në vit, për herë të parë do të riindeksohen, pra do të kemi një riindeksiim të pensioneve të llogaritur me normën e inflacionit, shkon në 6% duke u nisur nga indeksimi i mëparshëm,por shkon n ë9.5% si indeksim i këtij viti. Kjo do të ndodhë dhe për personat me aftësi të kufizuar, kemi indeksimin e përvitshëm. Bëjmë një ndërhyrje me një 7.5% per personat me aftësi të kufizuar. Do të rrisimin me 10% ndihmën ekonomike, do ta dyfishojmë për gratë familjare me 2 fëmijë. Bëmë paketën e parë dyfishim të paketës për gratë me tre fëmijë, tani ulemi tek gratë me dy fëmijë. Të gjitha gratë do të marrin një ndihmë ekonomike të dyfishuar. Do të vazhdojmë programin e rritjes së pagave për sektorët prioritarë pasi kemi rritur me efekt nga muaji korrik pagat për ushtarakët për mjekët e mësuesit. Do i rrisim përsëri. Sot me ndërhyrjenm e dytë do të rrisim pagat për administratën se nuk ishin prekur prej kohësh dhe jo pa qëllim. Do rrisim pagat për policinë e Shtetit dhe atë të burgjeve. Edhe ata nuk kishin rritje. Ndërhyrje tjetër do të jetë rritja në pagën minimale.