Lajmi se Nora Istrefi dhe Robert Berisha po ribashkohen ka gëzuar shumë fansat e ish-çiftit.E gjitha nisi para disa ditësh pasi ‘Prive’ publikoi disa foto ku dukej Nora dhe Roberti, së bashku me vajzën e tyre Renee në Aeroportin e Prishtinës. Ata kanë qenë gjithashtu të shoqëruar nga nëna e këngëtares, Suzana.

Gjatë pushimeve të tyre, Roberti, po ashtu dhe Nora kanë publikuar foto veçmas ku shfaqeshin me vajzën, në Bodrum të Turqisë.

Së fundmi Roberti ka folur për herë të parë për këtë temë duke habitur me përgjigjen e tij.

Gazetari: Qarkullojnë disa lajme kohët e fundit për një ribashkim, a ka ndonjë gjë me Norën? Ju kanë parë në disa foto në rrjetet sociale. A është e vërtetë që mund të ketë një ribashkim mes ju të dyve?

Robert Berisha: Ne nuk jemi ndarë asnjëherë. Njeriu ndahet vetëm kur vdes. A ka ribashkim a s’ka ribashkim, ajo mbetet për t’u parë.

Por na bëri pak lëmsh: Tani nuk janë ndarë asnjëherë apo janë ndarë dhe do rikthehen?
Siç thotë dhe vetë Roberti, mbetet për t’u parë.