Virozat po arrijnë kulmin. Por veç gripit tashmë qarkullon edhe koronavirusi dhe variantet e tij.

Simptomat e ftohjes së zakonshme, gripit dhe coronavirusit janë shumë të ndryshme dhe nga prania ose mungesa e temperaturës, mund të dalloni më lehtë se cila dhimbje ju ka rënë.

Simptomat e ftohjes
Sistemi shëndetësor britanik ka veçuar disa nga simptomat më të zakonshme të ftohjes, duke theksuar se ato zakonisht shfaqen gradualisht:
▪ dhimbje fyti
▪ hundë e zënë ose rrjedhje
▪ dhimbje koke
▪ dhimbje muskujsh
▪ teshtitje dhe kollitje
▪ presion në veshë
▪ temperaturë e ngritur
▪ humbje e nuhatjes dhe shijes.

Simptomat janë të njëjta te të rriturit dhe fëmijët, por ato mund të zgjasin më shumë te fëmijët.

Simptomat e gripit
Sipas sistemit shëndetësor britanik, simptomat e gripit janë:
▪ ethet dhe temperatura mbi 38 gradë
▪ ndjesi lodhjeje dhe e rraskapitjeje
▪ dhimbje trupi
▪ kollë e thatë
▪ dhimbje koke
▪ dhimbje fyti
▪ problem gjumi
▪ humbje oreksi
▪ diarre ose dhimbje barku.

Simptomat e coronavirusit
Që nga fillimi i epidemisë, simptomat e coronavirusit kanë ndryshuar, por mjekët kanë veçuar më kryesoret:
▪ temperaturën e ngritur dhe kollë e papritur.
▪ kollë e papritur që zgjat
▪ ndryshim ose humbje e nuhatjes dhe shijes

Simptomat e variantit Delta
Duke gjykuar nga të dhënat e mbledhura përmes aplikacionit ZOE, simptomat që shfaqen varen nga fakti nëse jeni vaksinuar dhe sa doza vaksine keni marrë.
Simptomat pas dy dozave të vaksinës:

▪ rrjedhje e hundës
▪ dhimbje koke
▪ dhimbje të fytit
▪ teshtitje
▪ humbje e shqisës së nuhatjes

Simptomat pas një doze të vetme:
▪ dhimbje koke
▪ rrjedhje e hundës
▪ dhimbje të fytit
▪ teshtitje
▪ kollë e vazhdueshme

Simptomat e variantit Omicron
Sipas të dhënave më të fundit nga Londra, ku ka më shumë të infektuar me Omicron në Britaninë e Madhe, shkencëtarët kanë identifikuar pesë simptoma kryesore të këtij lloji:

▪ dhimbje koke
▪ rrjedhje e hundës
▪ lodhje (e lehtë ose drastike)
▪ dhimbje të fytit
▪ teshtitje

Ekspertët theksojnë se simptomat e variantit Omicron janë humbja e oreksit dhe të përzierat, djersitjet gjatë natës dhe zëri i ngjirur.