Shumë reagime kanë ardhur nga miqtë e të dyve, por për herë të parë ka reaguar edhe babai i Einxhelit, Muzafer Shkira.
E marta “Prime” në spektaklin e “Big Brother VIP” ndodhi një debat tepër i ashpër mes moderatores Einxhel Shkira dhe aktorit Donald Veshaj. Gjatë spektaklit, moderatorja akuzoi vëllezërit Veshaj se nuk e kanë paguar, por Donaldi iu kundërpërgjigj duke i thënë se në fakt ishte pushuar pasi nuk ishte korrekte në punë.
Shumë reagime kanë ardhur nga miqtë e të dyve, por për herë të parë ka reaguar edhe babai i Einxhelit, Muzafer Shkira. Përmes një postimi në Instastory, ai thotë se në prezencën e tij, binjakët kanë premtuar të tjera gjëra për angazhimin e Eixhelit, ndaj dhe i sfidon publikisht që të publikojnë kontratën që kanë nënshkruar me të bijën.
Reagimi i plotë:
Reagimi i babait të moderatores
Lidhur me komente shumë të njëanshme jashtë debateve në BBV midis Einxhelit dhe banorit Donald, në lidhje me largimin nga puna apo moskorrektësinë e Einxhelit do doja të dija: Kontratën e punës të firmosur nga të dyja palët me të gjitha kushtet që ajo përmban për rolin e saj në spektaklin e pretenduar dhe hapësirën e saj në ekranin e Vizion Plus TV. Oraret, kërkesat dhe detyrimet e të dyja palëve. Kjo e vulosur tek noteri. Si dhe pagën e punës së saj për aq kohë sa mendohej kohëzgjatja. 2. Dua të më tregojnë borderonë e financës ku i është dhënë rroga Einxhelit, të firmosur nga vet ajo. 3. Kërkoj nga subjekti apo produksioni i këtij spektakli apo zyra e personelit motivacionin zyrtar të largimit nga puna të firmosur nga të dyja palët. Përpara se këtë ta kërkoj nga institucionet financiare shtetërore që merren me këto punë. Debatet banale dhe pa vlerë të bëra në audiencën e BBC nuk mendoj se janë më të ashpra sesa një situatë e përsëritur nga këto subjekte në lidhje me produksionet e tyre. Korrektësia në punë gjithmonë është zyrtare dhe me kushte, aspak shoqërore dhe kafeneve. Pasi di prezencën time që dy binjakët kanë premtuar të tjera gjëra për angazhimin e Einxhelit pranë tyre – babai i Einxhelit.
Sherri mes tyre nisi pasi produksioni transmetoi një klip ku Einxhel fliste për mënyrën sesi i kishte njohur dy vëllezërit Veshaj, duke përmendur edhe lidhjet e tyre me Jonida Maliqin dhe Bora Zemanin. Ndërkohë që aktori iu kthye ashpër duke i lënë të nënkuptohej se dinte detaje që nuk mund t’i zbulonte për jetën personale të aktores.