Shkencëtarët japonezë kanë testuar me sukses vaksinën kundër qelizave që kontribuojnë në procesin e plakjes. Ata mendojnë se mund të kenë përparuar vërtetë drejt qëllimit të tyre për të rritur jetëgjatësinë tek njerëzit.

Studiuesit e Universitetit të Tokios thanë se vaksina synon të rigjenerojë qelizat e vjetra, duke i detyruar ato të shumohen. Sipas tyre, kjo vaksinë funksionon shumë mirë tek qelizat e vjetra në indin dhjamor dhe në enët e gjakut.

Një nga studiuesit, profesor Toru Minamino theksoi se kjo vaksinë sipas gjasave mund të përdoret për trajtimin e sklerozës, diabetit dhe sëmundjeve të tjera që lidhen me moshën. Qelizat plaken kur ndalojnë së shumuari, pasi mendohet se plakja qelizore kontribuon në vetë procesin e plakjes, si dhe sëmundjet e lidhura me moshën si Alzheimer dhe disa lloje kanceri.

“Qelizat e vjetra sekretojnë një sërë patogjenësh që prishin funksionin e indeve”, tha Dr. Salvador Masip, drejtor i Laboratorit për Kancerin dhe Mekanizmat e Plakjes. Masip shpjegoi se procesi biologjik i plakjes është shumë kompleks dhe se për këtë arsye nuk ka gjasa që një strategji e vetme ta ndalojë ose ta ndryshojë plotësisht procesin e plakjes.

Ai tha se nisur nga testet laboratorike, parandalimi i qelizave të plakjes ka zgjatur jetën e minjve me 15 për qind dhe eksperimente të tjera të ngjashme e kanë rritur jetëgjatësinë e tyre në 35%.

Studiuesit nuk e dinë ende se sa mund të zgjatet jetëgjatësia. “Kjo është një çështje shumë interesante për të cilën ende nuk kemi rënë dakord. Disa mendojnë se ekziston një kufi për jetëgjatësinë e njeriut (aktualisht vlerësohet në 130 vjet), ndërsa të tjerët mendojnë se në teori pavdekësia është e mundur”, tha Masip