Një 26-vjeçare në Itali ka rrëfyer makthin e përdhunimit, në Gushtin e vitit të kaluar.

Ajo është nënë e dy vajzave, dhe përdhunimi ndodhi në afërsi të spitalit San Raffaele, ku ajo punonte, dhe vazhdon të punojë edhe sot.

Nënë e dy vajzave 9 dhe 7-vjeç, 26-vjeçarja rrëfen se nuk do t’iu tregojë kurrë atyre atë që i ka ndodhur. Me detaje ajo ka treguar për corriere.it momentet e tmerrit, ku u përdhunua në një kanal betoni, shumë pranë spitalit ku ajo punonte.

Për ngjarjen është arrestuar një emigrant egjiptian, i cili qëndronte në mënyrë ilegale në Itali.

Si nisi gjithçka?

“Ishte ora 6.30/6.40. Zbrita në stacionin e metrosë Cascina Gobba. Për të shkuar në spital ka një rrugë për të ecur në këmbë. Kisha kufje, ndjeva diçka pas meje, u ktheva për një moment dhe e pashë. Ai kishte pantallona të shkurtra dhe një çantë shpine mbi supe.

Mendova se ai ishte me nxitim ndaj u zhvendosa dhe i thashë të kalonte. Por ai nuk kaloi dhe fillova të nervozohem, e përshpejtova ritmin. Derisa dola para atij hendeku dhe ai më futi brenda. Gjithçka ndodhi atje, brenda tubit të betonit. Me atë që e përsëriste vazhdimisht atë tingull të bezdisshëm…”, shkruan noa.al.

Çfarë tingulli?

“Ssst. Ai tha vetëm këtë gjatë gjithë kohës: hss. Unë ende dëgjoj atë fishkëllimë malinje tani: ssst. Unë bërtita, iu luta: të lutem, të lutem, mos më lëndo. Në mënyrë që të heshtja, në një moment ai më vuri dorën e tij të pistë mbi gojën time, më mbylli edhe hundën dhe po më mbyste. Mendova për vajzat e mia të vogla, kisha frikë se nuk do të dilja më i gjallë nga ajo gropë. Nuk mund të bëja asgjë, thjesht prisja të përfundojë.’

A arrite ta shihje atë duke ikur?

“Jo. Isha e tmerruar. Prita pak para se të dilja nga ai vend i ndyrë sepse kisha frikë se ishte jashtë duke më pritur. Mbërrita në San Raffaele dhe të gjithë po më shikonin. Isha e pisët, e zhveshur, plot papastërti … e neveritshme. Arrita te kolegët dhe po dridhesha. Njëri prej tyre më çoi në urgjencë”.

Më pas a i the policisë gjithçka?

“Po, pas vizitës në urgjencë, erdhi inspektori i cili ndoqi historinë time. Nuk do të ndalem kurrë duke i falenderuar për ndihmën. Më duhej të kthehesha atë gropë betoni me një patrullë hetimi: aty gjetën llastikun e flokëve dhe kufjet që më kishin rënë, filluan të shikonin pamjet video të kamerave të rrugës sime. Ai më ndiqte nga stacioni i metrosë”.

Të ka vjedhur ndonjë gjë?

“Jo. Ai donte vetëm këtë, nuk mori as çantën, as telefonin, asgjë. Ai më vodhi qetësinë dhe butësinë time. Unë nuk jam më e njëjta”.

A ke frikë?

“Kam frikë nëse një burrë më shikon, kam frikë nëse një burrë vjen drejt meje, kam frikë nëse kam ndjenjën se kam dikë pas meje. Unë kam frikë nga burrat. Ndihem më e vetmuar dhe më duket askush nuk më kupton. Babai i vajzave është rishfaqur së fundmi por prej vitesh nuk kam kontakte me të. Unë u ndava me të dashurin tim. Me pak fjalë: nuk është e lehtë. Por çdo ditë bëhet pak më mirë. Duhet të bëhet më mirë”.

A kalon përsëri në atë rrugë?

“Nuk munda kurrë. Ndryshova rrugën. U ktheva në punë pas një muaji dhe që atëherë kam marrë autobusin”.

Çfarë menduat kur e arrestuan?

“U ndjeva e lehtësuar, por nuk mendova më. Për mua ai është më pak se asgjë”.

Po sikur t’ju kërkonte falje?

“Nuk mendoj fare për këtë”.

Çfarë the atë ditë kur u ktheve në shtëpi te vajzat e tua të vogla?

“Ato më panë të pikëlluar dhe të mavijosur dhe më bënë pyetje, sigurisht. Unë thashë se rashë. Dhe ato pyetën: Si re mami? Shkova në banjë dhe shpërtheva në lot. Me to sillem sikur gjithçka është në rregull, por një pjesë e imja është në atë gropë”