BB VIP – Marrëdhënia e Donald Veshajt dhe Ilir Shaqirit është shoqëruar me tensione që pas një debati që balerini i njohur pati me këngëtaren Semi Jaupaj.
Së fundmi, teksa banorët diskutonin se fitues i këtij edicioni të “Big Brother VIP” mund të jetë Iliri, aktori i humorit u shpreh se nëse kjo do ndodhte “do vriste veten”.
Ndërsa Einxhel u shpreh se do i thoshte “ta gëzojë çmimin” dhe se “nuk i plas fare.”
Pjesë nga biseda:
Einxhel: Nuk po më plas fare.
Donaldi: I thua ti ta gëzojë çmimin atij?!
Einxhel: Po le ta gëzojë mo!
Donaldi: Unë do vrisja veten!
Einxhel: Po fare, fare o vëlla.
Donaldi: Po o vëlla do vrisja veten.
Nga ana tjetër kujtojmë se nuk është hera e parë që Donaldi nervozohet tepër nga Iliri.
Teksa balerini po diskutonte me Monikën në dhomën e ndjenjes, Donaldi nervozohet kur i dëgjon zërin nga dhoma tjetër.
I nevrikosur godet murin me grushte ndërsa Beniada përpiqet ta qetësojë duke kërkuar ndihmën e Beatrix.
“Mos fol më, nuk dua ta dëgjoj, hape perden mos ta dëgjoj më. Më acaron ai zëri i atij”, thotë Donaldi i acaruar.
“Mos dil nga vetja jote, Donald të lutem, qetësohu, Iliri po flet me Monikën”, -i thotë Beniada.
“Asnjë njeri nuk mendon për mua, unë nuk mërzitem unë”, tha më tej Donaldi gjatë bashkëbisedimit me modelen.
“Më tregon mua ai se çfarë do të bëj unë me të fejuarën time, më beso për këtë gjë se ai e ka më shumë se personale, e bën kastile për të më ulur mua. Më vjen inat”, thotë më tej Donaldi në dhomën e gjumit.