TIRANË– Në emisionin “Më lër të flas”, përveç intervistave zhvillohen edhe lojëra interesante, Donald Veshaj iu përgjigj pyetjeve pikante. I pyetur nga Romeo rreth moderatores më të preferuar në TCH, Donaldi është përgjigjur tërthorazi që pranon se një dedikim i këngës së tij është pikërisht për atë person, duke nënkuptuar Bora Zemanin. Teksa u pyet rreth vajzës shqiptare më seksi, tha se është Bora Muzhaqi, pas një suspance disa sekondëshe para mbiemrit të saj.

Romeo: Kush është moderatorja më e preferuar në Top Channel?

Donaldi: Nuk ka më burra sot. Pranoj që kënga e fundit është dedikim për dikë që punon në Top Channel.

Romeo: Cila është vajza shqiptare më seksi sipas teje?

Donaldi: Është Bora….. Muzhaqi

Donald: Arsyeja që shkakton sherr në familjen tuaj?

Lori Hoxha: Për mënyrën se si ndërtojmë jetën. Sara ka një plan për çdo gjë, unë nuk kam.

Romeo: Më thuaj një emër që nuk do e ftoje kurrë në emision?

Donaldi; Jap deklaratë, pranoj që kam tradhëtuar në një lidhje.