TIRANË- Kanë kaluar dy ditë nga vrasja e Briken (Skerdilaid) Sanaj te “Kodra e Diellit” në Tiranë, ndërsa nuk ka ende një emër për autorin e kësaj ngjarjeje ose bashkëpunëtorëve. Për arsye hetimore nuk janë publikuar ende dëshmitë e personave që e shoqëronin 39- vjeçarin në momentin kur është qëlluar për vdekje me armë zjarri, pak para mesnatës të së hënës.
Deri tani në tryezën e policisë ndodhen pistat e hetimit dhe një person që është fiksuar në një pamje filmike në momentin që ka tentuar të largohet në drejtim të mjetit që e priste jashtë rrethimit të kompleksit. I dyshuari është kamufluar me rroba të zeza, ndërsa policia dhe hetuesit po punojnë për të kriijuar një profil të ngjashëm për t’a krahasuar atë me tiparet e një personi që është fiksuar nga pamjet filmike.
Briken Sanaj u ekzekutua me 3 plumba në fytyrë mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:30 në zonën e njohur si ‘Kodra e Diellit’ në Tiranë. 2 persona, që qarkullonin në një mjet tip “Benz” thyen traun tek rezidenca dhe iu afruan vendit kur banonte 39-vjeçari nga Lezha. E pritën derisa zbriti bashkëshorten dhe fëmijën në parkingun e pallatit, e teksa shkoi për të takuar dy miqtë e tij, e thirrën nga makina. Në momentin kur Sanaj u afrua, u qëllua me breshëri kallashnikovi. Miqtë e qëlluan në spital, por ndërroi jetë rrugës. Deri më tani nuk raportohet se ai ka pasur precedentë penale, edhe pse mbante dy emra, Briken dhe Skredi, ndërsa rojet e pallatit e njihnin si Anton Gjini.
Konflikti për një vajzë
Nga hetimet e derimëtanishme mendohet se vrasja ka ndodhur për shkak të konflikteve që ka pasur më herët vëllai i tij, Antonio Sanaj. Gjithçka lidhet me sherrin e 29 marsit 2012, ku Gentian Kola u përplas me Antonio Sanajn. E gjitha për një vajzë. Për t’ju shmangur hasmit u larguan nga Shqipëria, e Brikeni ishte kthyer vetëm kohët e fundit pasi natën që u vra, sapo ishte kthyer nga dasma e shokut të tij në Lezhë. Megjithatë lajmi se qarkullonte në Shqipëri kishte ardhur dhe hasmit e pritën. E vranë babanë e dy fëmijëve vetëm sepse në vitin 2014 në dosjet policore të Lezhës, shkruhet se familja e Viktor Kolës, ishte në hasmëri gjakmarrjeje me familjen e Mark Sanajt. Pasi e vranë, autorët dogjën makinën por lanë pas kallashnikovin dhe një bidon me benzinë ku mendohet se mund të kenë mbetur shenjat e gishtave të autorëve.