Nga editori
Gramshi është një ndër qytetet në shkallë vendi që spikat për dije, kulturë e solidaritet. Ndër vite nga ky qytet kanë dalë intelektualë e figura që janë shquar për veprimtarinë e tyre në çdo fushë. Brënda dhe jashtë vendit.
Dhe kjo traditë vazhdon edhe në ditët e sotme. Mjaft të rinj nga Gramshi janë bërë të famshëm kudo që ata janë falë aftësive, vullnetit dhe intelegjencës së tyre. Por ata asnjëherë nuk e harrojnë vendlindjen.
Por le të flasim për njerëzit që jetojnë dhe i dedikohen me punën e tyre qytetit.
Gramshi është një nga qytetet që do rendin, rregullin dhe qetësinë. Qytet mikpritës me njërëz të drejtë e solidarë.
Këtë radhë po ndalemi në njërin prej qytetarëve të Gramshit. Bëhet fjalë për Enis Zani.
Enis Zani ka përfunduar dy fakultete në degët Inxhinieri Mekanike dhe Financë.
Profesionist, i përkushtuar dhe mbi të gjitha njeri me vlera e virtyte, ai gëzon respekt të gjërë në këtë qytet.
Në Gramsh shprehen se ai është bërë krah për këdo që ka pasur nevojë për ndihmën e tij. Ka ndihmuar në institucione, në Gramsh e Elbasan, natyrisht duke respektuar rregullin dhe ligjin, pa asnjë interes, në emër të humanizmit, çdo qytetar. Me fjalë më të thjeshta ai ka qenë ‘shërbëtori’ i tyre.
Kjo ka spikatur edhe kur ai punonte si inxhinier në repartet e prodhimit UMG Gramsh, përgjegjës i reparteve të prodhimit dhe arshivës teknike në UMG Gramsh, kryetar dege i regjistrimit të mjeteve në DRSHTRR Elbasan etj. Së fundmi Enis Zani është emëruar drejtues i OSHEE të këtij qyteti, me synim vendosjen e një tjetër standardi në këtë sektor.
Për këta njerëz pra ka nevojë ky vend, që jetën dhe veprën e tyre e vënë në shërbim të qytetarëve.